Nga Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Turke, kryeministri Edi Rama pohoi se marrëdhënies me dy vendeve kanë qenë gjithmonë të forta. Teksa nuk i kurseu batutat, duke e nisur me përshëndetjen në turqisht, ‘jakshamllar’, -‘mirëmbrëma’, Rama pohoi se Shqipërinë dhe Turqinë i lidh ambicia për të ardhmen.
“Jakshamllar. Nuk di më shumë fjalë, por besoj se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e tillë, që i thotë të gjitha fjalët. Ne jemi dy vende me histori që na lidh dhe me ambicie të madhe për të ardhmen që na bashkon. (‘Tamam’-Kur e përkthen në turqisht fjalën e tij përkthyesi) Falë kësaj dhome mund të japim më mirë bashkëpunim mes dy vendeve. Përpara se të them dy fjalë për këtë bashkëpunim dua të kujtoj se pas errësirës së izolimit komunist, Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm me ndihmë dhe asistencë teknike. Nga infrastruktura, tek shëndetësia”, tha Rama.