Reporterët Pa Kufij denoncuan dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës së djeshme te opozites në Tiranë.
Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar ne Twitter, pasi kryeredaktori i Rilindjes Demokratike u godit dje me shkop gome nga policia dhe u gjakos.
Sipas kësaj organizate, Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.
Kujtojme qe Reporterët pa Kufij është një nga organizatat më të rëndësishme në botë për mbrotjen e të drejtave të gazetarëve.
Gazetari Kasmi u dhunua dje nga policia gjatë protestës së Partisë Demokratike duke marrë plagë në kokë.
VIDEO E RE/ Protestuesi Bledi Kasmi u qëllua në kokë nga policia