Home KRYESORE Rrëfimi i Lori Hoxhës për babain e saj: ‘Tmerri’ i tij ishte...

Rrëfimi i Lori Hoxhës për babain e saj: ‘Tmerri’ i tij ishte që unë po rritesha

Sot mbushen 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e themeluesit të Top Medias dhe njeriut që revolucionarizoi median në Shqipëri.

Lori Hoxha është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Shoë”, ku u shpreh se për të është privilegj që është vajza e Dritan Hoxhës.

“Për mua është privilegji më i madh në jetë të jem fëmija i tij. Por sigurisht që ka edhe një lloj presioni. Je gjatë gjithë kohës në luftë që të bësh atë që do të donte të bënte ai, por pa e humbur veten tënde”, tha Lori.

Lori u shpreh se nuk do të donte kurrë të ikte nga vizioni i Tanit, por thotë se vizioni i tij duhet të evoluojë.

“Tani është sinonim i Topit. Nuk ka për të ikur kurrë shprehja: “Tani i Topit”. Dhe unë nuk dua ta heq këtë. Unë dua të bëhen gjëra aq të mira sa dhe njerëzit të thonë edhe Tanit do t’i kishte pëlqyer kjo. Unë nuk do të doja që ne të iknim nga vizioni i Tanit, por sigurisht që ai vizion duhet të evoluojë dhe po evoluon”, u shpreh Lori.

Më tej, Lori thotë se në fillim nuk e konceptonte dot Tanin si gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. “10 vite pa babin është një mungesë shumë e madhe. Unë nuk e dija kush ishte Tani, gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. Unë kam qenë vetëm 14 vjeç kur ai iku. Unë e dija që punonte, pasi bënim një jetë të mirë, por nuk e dija që ishte njeri kaq i madh. Pasi ai iku, atëherë e kuptuam”.

Lori zbulon edhe një pjesë të karakterit të Dritan Hoxhës. “Pak njerëz e dinë, por ishte shumë fanatik. ‘Tmerri’ i tij ishte që unë po rritesha”, tregon Lori.

a.s/dita

Share: