Home KRYESORE SHBA përgatitet për samitin e Trump-Kim në Singapor

SHBA përgatitet për samitin e Trump-Kim në Singapor

SHBA-ja vazhdon të përgatitet në mënyrë aktive për samitin e planifikuar në Singapor midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un, sipas një njoftimi për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

“Koreanoveriorët janë angazhuar më shumë që nga njoftimi i presidentit amerikan Trump, javën e kaluar rreth anulimit të takimit të 12 qershorit”, deklaroi sot në “Twitter” zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ajo nuk dha informacione të detajuara rreth datës së planifikuar të samitit, por theksoi se Trump pritej të zhvillonte një takim me kryeministrin japonez, Shinzo Abe më 7 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Share: