Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas shkarkimit nga kreu i Krimeve të Rënda të Prokurorit Besim Hajdarmataj, njëkohësisht edhe prokuror i çështjes “Tahiri”.
Manjani ndalet tek rrjedha e ngjarjeve, ndërsa shprehet se veprimi i Kryeporkurores është në kundërshtim me ligjin.
Postimi i Manjnit:
Vijon reforma…
—————
Në fillim i dhanë besim, Besimit për të hetuar Sajmirin!
Pastaj i hoqën makinën…
Në vijim i hoqën provat e çështjes dhe i ekstraduan tinëz dhe pa ligj dëshmitarin.
Tani ja hoqën besimin, Besimit!
Ja dhanë prokurores që rrezaton “besim të plotë” , pasi i grabitën postën sekrete!!!
Minimalisht kjo prokurore duhet të ishte nën hetim! Kta e vendosën në vend të Besimit…
Kulmi!
Nuk po i hyj fare analizës se me çfarë ligji bëhen këto lëvizje, se tashmë kta spyesin për ligj!