Home KRYESORE Tahiri dhe Habilajt/ Dritan Zagani: Marr akoma mesazhe kërcënuese sipas Kodit të...

Tahiri dhe Habilajt/ Dritan Zagani: Marr akoma mesazhe kërcënuese sipas Kodit të Mafias

Ish-agjenti i Antidrogës, Dritan Zagani në një lidhje live me skype për emisionin “Studio e Hapur” në News 24 deklaron se vazhdon të marrë ende mesazhe kërcënuese. Ai thotë se mesazhet bëhen sipas kodit të mafias. Por ajo që e shqetëson më shumë nuk janë ata që flasin e i shkruajnë duke e kërcënuar. Zagani thotë se ata që vrasin nuk flasin.

Zagani thotë se pavarësisht kësaj ai ndjehet i sigurt për jetën e tij dhe të familjes, madje shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në lidhje me gjithçka di për klanin Habilaj e lidhjet e tyre me ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

A keni pasur ndonjë kërcënim të ri?

Duke qënë aktiv në rrjetet sociale ka shumë nga këta minjtë e internetit që më dërgojnë kërcënime edhe me jetë. Ata shkruajnë aty ku të dhemb më shumë në drejtim të familjes. Ata paguhen për të demoralizuar që të mbyllësh gojën. Ata që vrasin nuk flasin. Falenderoj zotin që jam në një vend ku ndjehem i mbrojtur.
A mund të na thonë ndonjë prej kërcënimeve që janë bërë në adresën tuaj?

Marr kërcënime me kodin e mafias: “Shpejt do të palosim”, “Do ta hamë kokën edhe ty”. Por këto nuk më trembin./opinion.al

Share: