Home KRYESORE Tmerrohen banorët: Një vajzë vjen çdo natë në varreza dhe qan, pastaj...

Tmerrohen banorët: Një vajzë vjen çdo natë në varreza dhe qan, pastaj zhduket

Në provincën e Çorum, Turqi ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Banorët janë alarmuar pasi panë me sytë e tyre një vajzë që vinte e qante në varrezat në dalje të zonës e më pas zhdukej.

Ata njoftuan policinë për imazhin e frikshëm dhe gjestet që bënte vajza misterioze.

Sipas policisë, ajo mund të ishte rreth moshës 15-vjeçare, vishej me të zeza e këpucë të kuqe dhe qante në varrin e një gruaje që vdiq në vitin 1982.

Disa persona kishin tentuar t’i linin shkrime ngushëlluese mbi varr për ta qetësuar, por misteri vazhdon.

Policia ka nisur hetimet me qëllim që të zbulojë për çfarë bëhet fjalë.


360grade.al

Share: