Home KRYESORE Tradhtia dhe imoraliteti, ja çfarë diskutonte Byroja e diktatorit për oficerët e...

Tradhtia dhe imoraliteti, ja çfarë diskutonte Byroja e diktatorit për oficerët e policisë (dokumenti i 1953)

Nga Kastriot Dervishi

Më 28.10.1953 Byroja Politike diskutonte imoralitetin në radhët e oficerëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kuadri në fjalë, duke qenë i sajuar, sipas sloganit popullor se duhet të punonte “o me dele o me kapele”, krejt analfabet dhe i zgjedhur për besnikëri partie, binte shpeshherë në veprime imorale.

Çështje paraqitej serioze në lidhje me “moralin komunist të oficerëve në fjalë”. Vetëm në repartet e kufirit dhe ndjekjes, paraqiteshin 33 raste oficerësh që kërkonin të ndanin gratë (22 ishin komandantë postash ose punëtorë politikë atje, 10 komandantë batalionesh dhe 1 komandant brigade).

Policia kishte një shifër edhe më të madhe, 44 raste (5 oficerë dhe të tjerët nënoficerë). Paraqitën raportin në emër të MPB-së, Llambi Premti (për kufirin) dhe Gani Goxhi (për policinë). Në ushtri, sipas të dhënave të paraqitura në këtë mbledhje ishin ndarë nga gratë 28 oficerë dhe 16 tentativa divorcesh ishin ndaluar të kryheshin nga shokët e partisë. Debati në Byro është shumë i gjatë. Në mes të tij (fleta bashkëlidhur) udhëheqësi jep porosi se si duhej të silleshin burrat me gratë në shtëpi.

Deklarata të Llambi Premtit:

-“Shkaku kryesor i ndarjes është se këta oficerë kanë rënë në relacion me gra të tjera dhe gratë e tyre, duke mos qenë më të reja i lënë pas dore”.

-“Imoralitet në disa gra oficerësh ka. Ka raste që i është thënë oficerit që gruaja është imorale dhe ai vazhdon ta mbajë”.

-“Shumica e grave të oficerëve janë analfabete. Kjo është një anë që krijon grindje sepse oficerët ngrihen dita-ditës, venë shkolla, kurse ato mbeten në vend. Këtu lindin kontradiktat që nga një herë trashen shumë. Në polici ka raste që oficeri është martuar me një grua fshatare dhe e ka lënë në fshat. Në qytet ai bie në kontakt me vajza qyteti, martohet me një nga ato duke menduar se jo vetëm kjo vajzë di më shumë, por ka edhe punë, kështu që me të mund të bëjë jetë më të mirë se punojnë të dy bashkë”.

6
Share: