Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar sot dosjen për hetimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Sipas News 24, prokurori që do të ketë në dorë fatin e Llallës do të jetë Klodian Braho. Tre akuzat per ish kryeprokurorin jane ‘shperdorim detyre’, ‘mosdeklarim i te hollave ne kufi’ dhe ‘pastrim i parave’.
Në dispozicion të hetuesve janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI. Gjithashtu, janë marrë nga hipotekat të gjitha dokumentacionet për pasuri të paluajtshme.
Objekt i hetimit do të jetë edhe shitja e një sipërfaqeje toke ullishtë prej 3 mijë metrash katrorë në Mjull të Bathores në Tiranë. Sipas deklarimeve në ILDKPKI të Adriatik Llallës, ai e ka shitur këtë pronë duke përfituar 250 mijë euro.
Më 15 Shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se për shkak të përfshirjes në korrupsion, Llallës i ndalohet hyrje në SHBA. Vendimi u mor nga ish-Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, mbi bazën e informacioneve të besueshme./opinion.al