Home KRYESORE Vëllai i Xhafës/ Ambasadori Lu reagon ndaj Ramës: Kryeministri të flasë në...

Vëllai i Xhafës/ Ambasadori Lu reagon ndaj Ramës: Kryeministri të flasë në emrin e tij

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj. Në një prononcim për News24, ambasadori amerikan del kundër kryeministrit Edi Rama dhe thotë se po shqyrtojnë pretendimet për Agron Xhafaj.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”. Ky është mesazhi i drejtpërdrejt i bërë publik sot nga ambasadori amerikan Lu.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama tha se historia e vëllait të ministrit është e sajuar nga PD dhe se nuk ka asgjë të vertete. Ai u mbrojt pas emrin të ambasadorit, duke thene se po të kishte ndonje probleme do kishte reaguar Donald Lu….

Share: