Home KRYESORE Video/Manjani nga Berati: Rama me deklaratën e tij anormale shkeli katër ligje,...

Video/Manjani nga Berati: Rama me deklaratën e tij anormale shkeli katër ligje, prokuroria jo serioze në hetim

Ylli Manjani prononcim për mediat nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat për procesin e hetimit ndaj kryeministrit Rama.

Sigurisht në kuptimin proçedurial gjykata është korrekt se nuk mund të kritikojmë gjykatën për këtë pjesë. Por ajo që është për tu kritikuar është Prokuroria e Përgjithshme e cila nuk merr masa për të mbrojtur punën e vetë që nuk ka bërë. Dhe çfarë nuk ka bërë? Çfarë kemi kërkuar që kemi ardhur këtu?

Për një deklaratë absurde. Për një deklaratë që një njeri normal nuk do ta bënte. Aq më tepër një kryeministër që po jua them sot ka shkelur të paktën katër ligje dhe të paktën dhjetë nene, përfshirë dhe Kushtetutën dhe një vendim qeverie të vetin. E ka shkelur ai se nuk pyet për ligje e kupton. Dhe këtë po themi, të hetohet, të thirret si njeri dhe nëse ka ndërmend të kërkojë ndjesë ta kërkojë në një sallë gjyqi, jo kështu me internetëra dhe me histori që nuk kanë asnjë kuptim.

Dhe kjo ka qenë, ky do jetë edhe objekti i këtij gjykimi. Kjo do jetë edhe ditën e hënë, këtë do themi prapë se nuk do jetë ndonjë gjë tjetër. Pra po kërkojmë të hetohet, dhe Prokuroria e Përgjithshme duhet të ishte sot këtu që të mbronte punën e vet. Prokuroria se ka parë të arsyeshme, e kanë hedhur nga një shok te një tjetër. Ngaqë janë serioz prandaj, kanë një seriozitet të paparë sidomos pas reformës e kanë kënaqur seriozitetin.

Dhe kjo është situata. Domethënë kur kjo ndodh në një mjedis po themi ku di unë kryeministri apo parti politike vaj halli çfarë bëjnë me njerëzit e thjeshtë këta. Vaj halli çfarë bëjnë. Dhe kjo është situata që gjendemi sot. Kjo është arsyeja që gjendemi. Sigurisht ne do jemi prapë ditën e hënë këtu, do t’i kërkojmë ato pretendime.

Do t’i kërkojmë e përsëris edhe që e thashë në sallën e gjyqit, ne nuk jemi këtu për të thënë që të dënohet apo të mos dënohet. Nuk është ky gjyqi, do jetë një gjyq tjetër ai. Sot jemi për të thënë që të hetohet njëherë, se nuk është hetuar. Ajo që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme është jo serioze. Ka bërë gjasme sikur është hetuar sepse minimalisht duhet të na kishte thirrur neve, domethënë duhet të kishte thirrur partinë e LSI-së që kallëzohej. Se thirri asnjëherë. E hapi e mbylli se ça bënë nuk u pa. ndoshta kanë turp që të vijnë në sallën e gjyqit prandaj nuk vijnë.

Share: