Në një darkë të shtruar mbrëmjen e djeshme nga Presidenti i vendit Ilir Meta nuk kanë munguar disa nga përfaqësuesit më të lartë të politikës dhe diplomacisë në vend.
Darka e shtruar në kuadër të përmbylljes së veprimtarisë “Mëngjesi i Lutjeve”, ka patur të ftuar mes të tjerëve edhe Ambasadorin Amerikan Donald Lu si dhe kreun demokrat Lulzim Basha, që gjatë darkës është parë të bisedojë gjatë, kokë më kokë me Ambasadorin Amerikan.
Në një video të publikuar nga kjo darkë, vërehet se një moment i shpenguar dhe argëtues ka qenë ai kur Meta dhe Lu kërcejnë këngën e “Baftjarit”, rrethuar nga politikanë e diplomatë të ftuar./Opinion.al