Home KRYESORE VIDEO/ Robert Ndrenika: Edhe mua më merr frika mos më presin pensionin!

VIDEO/ Robert Ndrenika: Edhe mua më merr frika mos më presin pensionin!

“Kjo tokë është e shenjtë. Është Jeruzalemi ynë! Ka qenë një aktor në Shkodër Lec Bushati që thoshte ‘ca të bëj buka e gojës…’edhe mua më merr frika se mos më presin pensionin”. Kështu u shpreh aktori i mirënjohur Robert Ndrenika në protestën e zhvilluar në mbrojtje të Teatrin Kombëtar. Sot ishin më pak njerëz se dy muaj më parë kur nisi protesta e artistëve dhe Ndrenika nuk u vë faj, pasi thotë se ata kanë frikë se u presin bukën e gojës, duke dhënë edhe shembin personal, ku edhe ai vetë ka frikë se mos i presin pensionin. Shprehja e aktorit ikonë të shqiptarëve, është shenjë e qartë e presionin që ndjejnë njerëzit në këtë vend për të marrë pjesë në protesta.

Përkrah aktorëve në këtë protestë ishin edhe disa aktivistë të shoqërisë civile. Të gjithë bashkë kërkuan që hapi i parë i Ministresë së Kulturës të jetë shpallja zonë e mbrojtur e kompleksit në të cilën ndodhen Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental. Ata apeluan sërish për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar dhe jo ndërtimin e një teatri të ri. Ndërkaq, mbrëmjen e së hënës artistët nisën mbledhjen e firmave për një peticion kundër shembjes së Teatrit. /Opinion.al

9
Share: