Home KRYESORE DETAJE/ Trafikantët shqiptarë të kokainës kishin korruptuar policët spanjollë

DETAJE/ Trafikantët shqiptarë të kokainës kishin korruptuar policët spanjollë

Një operacion i policisë spanjolle në bashkëpunim me atë kolumbiane dhe DEA-n amerikane ka arritur të kapin një grup të strukturuar kriminal. Në pranga kanë rënë 5 persona, 2 prej të cilëve ishin shqiptar. Operacioni është kryer dje, ndërsa sot, mësohen detaje të reja rreth bandës së drogës.

Sipas autoriteteve spanjolle, është sekuestruar një ton kokainë dhe 1 milionë e 500 mijë euro.

Shqiptarët transportonin drogën nga Kolumbia për në Europë me anë të avionëve çarter, dhe ishin përgjegjës për paratë. Sipas autoriteteve këta persona ishin të lidhur edhe me policë, të cilët u jepnin informacionet e duhura kundrejt rryshfetit.

Trafikantët i kishin të ndara rolet e tyre. Kështu shqiptarët ishin përgjegjës për transportimin e drogës nga Kolumbia, ndërsa në Spanjë droga pritej nga spanjollët të cilët e ndanin dhe e transportonin në vende të ndryshme të Europës.

Një pjesë e të arrestuarve janë kapur në Kolumbi ndërsa pjesa tjetër në Madrid dhe Barcelonë të Spanjës.

Të arrestuar janë :

Julián Deblini, lindur në Shqipëri.
Dritan Gradica,me shtetësi shqiptare.
Rubén Paz Ciprian Muñoz, nga Spanja.
Rubén Del Castillo De La Torre, Cuenca nga Spanja.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy efektivë policie Lelio Nevardo Ávila Santana, të cilët janë përpjekur të sabotonin operacionin për lidhjet që kishin me trafikantët. Sipas autoriteteve, një prej trafikantëve shqiptar ka marrë pjesë në luftën e Kosovës, dhe kështu kanë ushtruar edhe dhunë.

Prokuroria në bashkëpunim me DEA-n po vijojnë hetimet për të zbuluar pjestarët e tjerë të këtij grupi.

/Në shqip: Opinion.al

Share: