“Sapo u hap çështja e vëllait të tij, ministri Fatmir Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit”.Gazetari Lorenc Vangjeli ka zbuluar në studion e emisionit Opinion një episod të ndodhur në mars të vitit 2002 kur opozita e kohës denoncoi për herë të parë arrestimin e vëllait të Xhafajt në Itali në një aferë trafiku droge.
“Në mars të 2002-it unë kam qenë këshilltar i kryeministrit dhe në atë kohë u hap për herë të parë çështja e vëlliat të Fatmir Xhafajt. Ai ishte ministër i Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe menjëherë paraqiti dorëheqjen te kryeministrit Nano.
Ai e mbajti pezull derisa kërkoi shpjegime nga pala italiane formale dhe joformale sipas te cilave ministri nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje. Është e vërtetë që ka ndodhur arrestimi i vëllait të tij. Është e vërtetë që ka pasur një proces.
Në shtator 2012 ka pasur edhe një vendim përfundimtar që e konsideron fajtor. A ishte shpallur në kërkim Agron Xhafaj? Nuk ende asnjë provë që pala italiane ta ketë shpallur në kërkim këtë person” – tha Vangjeli.