Home KRYESORE Agu i fundit … Nga Octavio Paz

Agu i fundit … Nga Octavio Paz

Përktheu: Elona Caslli

Flokët e tu humbasin në pyll,
këmbët e tua prekin
këmbët e mia.
Në gjumë ti je më e madhe
se vetë nata,
por ëndrra jote
puthitet me këtë dhomë.
Sa shumë dhe sa pak  jemi ne të dy!
Një taksi, ngarkuar me fantazma
kalon jashtë.
Lumi, që rrjedh këtu pranë,
gjithmonë kthehet prapa.
A do të jetë e nesërmja një ditë tjetër?

Share: