Home KRYESORE Arben Ahmetaj: Sapo kemi thyer një rekord historik…

Arben Ahmetaj: Sapo kemi thyer një rekord historik…

“Ulja e papunësisë është në nivelin më të ulët historik!”

E habitshme apo jo, këtë e deklaroi sot ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Ndonëse shumë të rinj të diplomuar enden me CV në dorë lart e poshtë për një vend pune. Ndonëse shumë kryefamiljarë i kemi parë çdo ditë teksa ankohen se nuk kanë punë për të rritur fëmijët, këto nuk janë fakte për ministrin e Financave. Ai i referohet INSTAT-it që varet nga Këshilli i Ministrave dhe na tregon se papunësia në vend është ulur ndjeshëm, aq sa ka prekur nivele historike.

Ahmetaj doli enkas në një konferencë për shtyp për të na dhënë këtë lajm:

“Sipas INSTAT, punësimi ka vijuar trend rritës në 2018. Ky është një lajm shumë i mirë. Ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, është lajm tjetër i mirë. Ulja rekord e papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit, pra 12.5 %”, tha ai.

/Opinion.al

Share: