Home Gjeo-Ekonomia Brexit nuk po e dëmton ekonominë britanike, investitorët dynden drejt MB-së për...

Brexit nuk po e dëmton ekonominë britanike, investitorët dynden drejt MB-së për shkak të paundit të dobët

Pavarësisht një fillimi të nxehtë të 2018-ës, me pasiguritë e Brexit që kanë tendencën të zgjerohen, rezervat e besueshme britanike u ngritën duke shënuar një rekord falë paundit të dobët, një spiraleje shkrirjesh dhe blerjesh dhe periudhave të shkurtra të ankthit politik në eurozonë.

Investitorët po rishqyrtojnë tërheqjet e aksioneve të listuara në Mbretërinë e Bashkuar në krahasime me ato në eurozonë për një sërë arsyesh të kombinuara. Sterlina mbetet thuajse 10 për qind më pak sesa kuotimi i saj përpara se britanikët të votonin për t’u larguar nga BE në 2016, duke ndihmuar eksportuesit dhe nxitur fitimet e firmave të huaja të vendosura në Londër.

Mbi të gjitha, pritshmëritë e një rritje të normës së interesit nga Banka e Anglisë po tërhiqen dhe vlerësimet e aksioneve janë relativisht tërheqëse. Peshimi joproporcional në indekset “FTSE” të energjisë dhe firmave minerare ka ndihmuar gjithashtu për shkak të çmimeve lulëzuese globale të naftës dhe metaleve.

Në të njëjtën kohë, rishfaqja e pasigurisë politike në Itali dhe Spanjë nga nxitur investitorët të rivlerësojnë asetet e tyre në eurozonë.


360grade.al

Share: