Kjo që shihni në foto është Antoneta Myrtaj, gruaja që u plagos rëndë nga dora e të shoqit. 56-vjeçarja nga Memaliaj është shprehur se ka frikë se mos bashkëshorti i saj mund ta vrasë.
Në një intervistë për Ora News, ajo tregoi tmerrin e përjetuar duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e 65 vjeçarit, i cili në gjendje të dehur e ka qëlluar me sqepar.
“Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam frikë se do më vrasë,”-rrëfen Antoneta.
Çifi i bashkëshortëve kanë 35 vite martesë dhe janë prindër të 3 vajzave.
“Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Në rini më rrihte por e duroja por kjo është e patolerueshme. Tek familja e burrit janë shumë fukarenj,”-tha gruaja e dhunuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00 për motive të dobta. Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër dhe ka marrë fraktura në kokë./Opinion.al