Home KRYESORE Çfarë fshihet pas vizitës së Olta Xhaçkës në Izrael? Kim Mehmeti: Po...

Çfarë fshihet pas vizitës së Olta Xhaçkës në Izrael? Kim Mehmeti: Po instalohet Mossad në Shqipëri

Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka reaguar i shqetësuar për vizitën e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në Izrael pak ditë më parë.

Ai shkruan se pas kësaj vizite fshihet një marrëveshje për te instaluar në Tiranë Zyrën Izraelite të Antiterrorizmit, që sipas Mehmetit i bie që shërbimi sekret izraelit [Mossad] të vëzhgojë shqiptarët.

Komenti i plotë:

Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?!

Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria!

Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?”

Share: