Në një status në Facebook ai sjellë në formën e një rrëfimi bisedën mes babait dhe djalit. Kur djali e pyet babain se me çfarë punë merren politikanët shqiptarë, ai i përgjigjet se “shesin gjënë më të shtrenjtë që kemi, atdheun”.
Postimi në Facebook i shkrimtarit shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti:
“Pa dyshim se e keni dëgjuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrejtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit! Por ky baba është dashur t’ia sqaroj të birit se, nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë: ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve!”