E ekstraduan gabimisht, Italia dëmshpërblen shqiptarin me rreth 32 mijë euro

    Një shqiptar që kishte vuajtur dënimin me 10 vite burg për trafik droge në Itali është dëmshpërblyer me rreth 32 mijë euro. E gjithë kjo për një gabim të institucioneve ligjzbatuese në vendin fqinj.

    Shtetasi shqiptar me iniciale H.H., 35-vjeç është ekstraduar gabimisht në Itali, duke qendruar për 135 ditë padrejtësisht në paraburgim.

    Sipas mediave italiane narkotrafikanti shqiptar H.H., në vitin 2003 është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge. Ai e kishte kryer vuajtjen e dënimit, duke e përfunduar në 28 maj të vitit 2013.

    Por në tetor të 2013, H.H arrestohet sërish pasi nuk ishte hequr nga lista e Interpol Roma. Por në Shqipëri u deshën 40 ditë që të sqarohej gabimi e që Gjykata e Elbasanit të zbardhte rastin. Fakt që narkotrafikantit i rëndon me 10 ditë të tjera qëndrimi në Qëndrën e dëbimt në Romë.

    Por sipas gazetarit të Corriere della Sera, edhe pas kësaj ngjarje, narkotrafikanti shqiptar arrestohet përsëri për të njëjtën akuzë më 18 korrik të 2015 në Maqedoni ku ndodhej për t’u kuruar nga leucemia. H.H arrestohet me urdhër kërkimi ndërkombëtar e ekstradohet përsëri në Itali për të njëjtin dënim.

    Së fundmi Gjykata e Milanos pasi ka mbledhur të gjitha aktet, ka pranuar gabimin si një aksident në ekzekutimin e vendimit dhe ka konsideruar të padrejtë arrestimin dhe ekstradimin e shqiptarit në Itali.

    Sipas ligjit italian, çdo ditë burg i padrejtë dëmshpërblehet me 235.82 euro në ditë.

    Shqiptari H.H ka bërë 135 ditë burg të padrejtë e shuma që shteti italian duhet ta shpërblej është rreth 31.825 euro.

    Share: