Përktheu: Elona Caslli
Edhe makinat kërcejnë sot.
Shtëpitë lëvizin ngadalë.
Dhe unë– që e ndërrova shtëpinë; i ndërrova rrobat; lëviza në qytet tjetër; në shtrat tjetër; në fjalë të tjera.
Unë – që ndërrova muzikën, makinën, mallin, dhomën e gjumit.
Unë-që ndërrova kompjuterin, rrugën, panoramën dhe përjetësinë, klimën dhe përqafimin.
Unë- që ndërrova lotët dhe gjuhën, Zotin dhe bllokun e shënimeve, besimin dhe qiellin.
Unë– që ndërrova zjarrin dhe frikën.
Unë- që ndërrova planet, nënkresën, tryezën e punës.
Unë- që ndërrova syzet dhe drejtimin, miqtë, shampon, ritualet dhe supermarketin.
Unë- që ndërrova gjithçka dhe nuk ndryshoi asgjë, lëviza nga brendia ime tek brendia jote , Dashuri.