Horoskopi, 17 qershor 2018

    Dashi

    Duket se kuadri yjor do të mbetet i pandryshuar për ju që i përkisni kësaj shenje, të paktën edhe për dy tri ditë. Nëse e keni zemrën të lirë, mund të jetë momenti i duhur për një lidhje të re.

    Demi

    Në sajë të një Mërkuri dinamik në shenjë mund të realizoni një synim të rëndësishëm tuajin. Gjithsesi, falë shtytjes së Jupiterit do të jeni në qendër të vëmendjes, por mos leni jashtë vëmendjes partnerin.

    Binjakët

    Yjet “fluturojnë” në një orbitë shumë premtuese për ju, por duhet të kini parasysh se duhet të jeni ju ata që do të thoni fjalën e fundit. Ndryshe rrezikoni të mbeteni me gisht në gojë.

    Gaforrja

    Një ngjitje e pandalshme në aspektin profesional, i dedikohet në një masë të konsiderueshme edhe ndikimit pozitiv të dyshes Mars-Afërditë. I kthjellët qielli i dashurisë.

    Luani

    Këmbëngulja juaj e admirueshme nuk ka si të mos bëjë për vete të gjithë ata që interesohen direkt për ju, prandaj mos lëshoni pe. Dashuria duket se do të rimarrë kuota të reja.

    Virgjëresha

    Yjet në shenjën tuaj duken paksa si të “venitur” por kjo nuk duhet t’ju demoralizojë. Përkundrazi, sot është rasti më i mirë të reagoni se sa vleni realisht edhe pa mbështetjen e yjeve.

    Peshorja

    Një kuadër yjor i shkëlqyer ky nën të cilin do të ndodhen gjatë gjithë ditës së sotme shumë të lindur të kesaj shenje. Nga ju kërkohet të tregoheni më aktivë në momente decizive.

    Akrepi

    Edhe pse, duke pasur parasysh kuadrin yjor, sot dita pritet të jetë e qetë, do të “mendoni” ju ta trazoni me shpirtin karakteristik të aventurës. Hëna e nxit edhe më shumë këtë aspekt.

    Shigjetari

    Eshtë një periudhë në të cilën ndoshta dëshira juaj do të ishte të pushonit, por që rrethanat janë të tilla që do t’ju duhet të impenjoheni në maksimum për të përballuar një ditë të ngjeshur.

    Bricjapi

    As Mërkuri, as Afërdita e as Marsi që janë mbi kokën tuaj nuk kanë ndonjë “simpati të madhe” për ju, prandaj do të bëni si të bëni e ti zgjidhni vetë problemet tuaja. Interesant erosi.

    Ujori

    Ditë e mirë në planin profesional, por duket se do të jetë një ditë e jashtëzakonshme për atë sentimental. Mos u habitni. Mund të jetë një lloj ouverture e një love story mjaft interesante.

    Peshqit

    Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, e cila do të jetë nën dominimin e Afërditës dhe Marsit. Nuk duhet të tregoheni indiferentë ndaj atyre që kanë nevojë për ju.

    Share: