Një shqiptar i cili jeton në Pontedera të Italisë ka kërcënuar jetën e familjarëve të tij, duke spërkatur shtëpinë me benzinë.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari vuante nga xhelozia dhe kësisoj, 41-vjeçari ishte gati t’i vinte zjarrin banesës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij, në sy të djalit të tyre adoleshent.
Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë në kohë.
Shqiptari është arrestuar nën akuzën për tentativë vrasje në rrethana familjare.
s.a/dita