Home KRYESORE Ja fjalët e fundit të disa prej njerëzve më të njohur pak...

Ja fjalët e fundit të disa prej njerëzve më të njohur pak çaste para vdekjes!

Fenomen që askush nuk mund ta ndalë, por me sa duket disa e parandjenjë kur janë në momentet e tyre të fundit, madje sipas studimeve të herëpashershme çdokush e ndjen kur është gati për të ikur nga kjo botë.

Por flasim për vdekjen dhe sot do sjellim fjalët e fundit që kanë thënë personazhe të njohur para se të ndërronin jetë.

Nostradamus
Mendohet se fjalët e tij të parashikuesit të madh ishin: “Nesër, kur të dalë dielli, nuk do të jem më këtu”. E ka thënë apo jo, ka patur të drejtë.

Bethoven
Në momentet e fundit të jetës thuhet se ai tha “Do të dëgjoj në parajsë”, por një tjetër thoshte se Bethoveni tha: Komedia mbaroi. Ndërkohë, sipas një tjetër varianti, dikush i solli disa shishe verë dhe ai u përgjigj: “Sa keq, sa keq, shumë vonë”.

Steve Jobs
Themeluesi i Apple, përpara se të ikte nga kjo botë sipas personave që ishin aty thonë se tri herë radhazi ka thënë: Oh, ëoë. Oh, ëoë.

Joe DiMaggio
Kur po vdiste prej kancerit në mushkëri në vitin 1999, Joe tha “Më në fund do të shkoj të takoj Marylin”. Lojtari i Yankees i referohej bashkëshortes së tij Marilyn Monroe, e cila kishte vdekur në vitin 1962.

Princesha Diana
Princesha Diana e Uellsit vdiq në një aksident të tmerrshëm rrugor në Paris në gusht 1997, pasi po ndiqej nga shumë paparacë. Thuhet se fjalët e saj të fundit ishin: “O Zot, çfarë ndodhi?”, para se të ndërronte jetë.

Zakonisht para vdekjes thuhet se njerëzit janë të qetë, por ka raste kur njerëzit kanë ikur të zemëruar me këtë botë.

Njëri nga veteranëve e Luftës së Dytë Botërore mendonte se gjendej në kamp përqendrimi dhe i lutej ushtarëve nazistë që të mos e vrisnin.“Gjithçka në rregull Her. Ju jeni të lirë”, mësohet t’i ketë thënë një mjek i cili fliste gjermanisht.

Një pacient, i cili vuante nga diabeti shpesh tallej me gjendjen e tij shëndetësore. Pasi i ishte paralizua këmba ai i tha doktorit “Lajme të mira doktor, megjithatë tani jam më i lehtë”.

Një pacient tjetër në një moment e ka pyetur infermieren “Përse janë gjithë këta njerëz në dhomën time?” Infermierja u kthye dhe pa se dhoma ishte e zbrazët. Kur e ktheu shikimin te pacienti, ai kishte vdekur tashmë./Opinion.al

Share: