Home KRYESORE Kush po shkel ligjin për të përgjuar Ben Blushin?

Kush po shkel ligjin për të përgjuar Ben Blushin?

Ben Blushi ka gati 1 vit që është shkëputur nga jeta politike në vend. Prej disa muajsh ai i është rikthyer “dashurisë së vjetër” gazetarisë, duke drejtuar një prej mediave më të mëdha në vend siç është Top Channel. Por edhe pse ai vendosi të mos ishte më protagonist në jetën publike, duket se mediat kërkojnë ta rikthjenë në vëmendje, madje duke shkelur edhe rregullat bazike të privatësisë.

Duket se Ben Blushi po “përgjohet” në mënyrë aspak korrekte, nga njerëz anonim të cilët çdo takim të tijin nëpër vende publike, po e kthejnë në lajm dite. Rasti më flagrant, ishte një shkrepje nga video e kamerës së sigurisë së një hoteli, ku Blushi takohej me një person që thuhet se është gjyqtar. Pa kurrëfarë informacioni, e shesin si një “kapje mat”, a thua ish-deputeti është një njeri pa jetë sociale, dhe çdo takim i tiji me njerëz është befasi për ata që e njohin. Por akoma më e rëndë është fakti se pamjet janë marrë në mënyrë të paprecendetë nga kamerat e sigurisë së hotelit, vepër kjo e cila është e dënueshme edhe me ligj.

Ky është një rast skandaloz, i cili tregon shumë se sa lehtësisht e cenueshme është privatësia e një individi, ku edhe pse është një rast i pastër i shkeljes së ligjit, askush nuk merr masa./Opinion.al

 

2
Share: