Home KRYESORE Përfundon takimi i Bashës me delegacionin austriak: Të shqetësuar për çështjen Xhafaj

Përfundon takimi i Bashës me delegacionin austriak: Të shqetësuar për çështjen Xhafaj

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu, tregoi detaje nga takimi që kishte zhvilluar me dy deputetë austriakë, pjesë e partisë popullore austriake.

Që në nisje të fjalës së tij Basha theksoi se opozita diskutoi me dy përfaqësuesit e huaj mbi rrugën e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se kishin folur mbi qëndrimin e PD për hapjen e negociatave.

“Kam kënaqësinë të pres sot dy miq të Shqipërisë, dy deputetët austriakë. Ata kanë ndërmarrë një sërë takimesh. Gjatë takimit kemi diskutuar për prioritetin më madhor kombëtar, negociatat me BE. Në emër të PD kam përsëritur qëndrimin tonë të qartë duke u kërkuar miqve tanë që të bëjnë gjithçka që negociatat të hapen. Shqetësimet për gjendjen politike në vend ngelen, sa i takon kapjes së drejtësisë nga krimi dhe qeverisë po ashtu. Për këto arsye, duke mos e fshehur të vërteten, ne jemi të angazhuar për mbështetje. Ndaj kërkojmë hapjen e negociatave. Dua të falënderoj me këtë rast dy deputetët”, tha Basha.

Nga ana tjetër fjalën e mori edhe deputeti austriak, i cili u shpreh se ishin të shqetësuar për çështjen Xhafaj. Gjithashtu theksoi se hapja e negociatave duhet të mbështeteshe nga të dy krahët.

 

5
Share: