Rama i merr dy deputete Shpëtim Idrizit, ka janë Çamet, do reagojnë?!

    Reme Lala, deputetja e cila mori mandatin nga PDIU-ja, kalon zyrtarisht në PS. – “Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala sot në Dibër duke perseritur fjalet e vete Rames!

    Edi Rama merr edhe dy deputetë, pa zgjedhje parlamentare. Tashmë numri i deputetëve të PS-së shkon në 76. Deputetja e Dibrës, Reme Lala nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, bashkohet zyrtarisht me Partinë Socialiste. Pas deklaratës për ndryshimin e kampit të saj, ajo ka njoftuar edhe bashkimin me PS të deputetes tjetër të partisë çame, pikërisht të Eleni Xhina, deputete e Elbasanit.

    Deklarata nga deputetja e PDIU-së u bë gjatë një takimi që kreu i qeverisë Rama po mban në Dibër. “Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala.

    “Skema djallëzore për të përçarë PDIU-në e çamëve ishte vënë në funksionim që kur Idrizi u përdor për të larguar Vangjel Dulen e PBDNJ-së, parti e minoritetit grek në Shqipëri.

    Edi Rama mbetet mjeshtër i diversionit dhe përçarjes në funksion të mbajtjes së pushtetit për vete. Po kështu përdori edhe LSI-në në vitin 2013, sa të kapte pushtetin ekzekutiv dhe më pas e sulmoi egër, bile më shumë se sa PD-në.

    Nga sot PDIU-ja, parti me frymëzim çamiot, në parlament nuk ekziston më, sepse edhe deputetët e fituar me siglën e kësaj partie ikën te Edi Rama.” – shkruan sot gazeta Koha Jone, por duhet thene qe përgjegjësia politike e bie sigurisht kryetarit te partisë Shpëtim Idrizi, por nëse nuk reagon vete komuniteti Cam kjo është edhe përgjegjësie e çdo Cami te mencem.

    Share: