Home KRYESORE Rama: S’kam lidhje me dekorimin e Mazrekut, i kërkoj Prefektit të mos...

Rama: S’kam lidhje me dekorimin e Mazrekut, i kërkoj Prefektit të mos e firmosë

Kryeministri Edi Rama ka mohuar Këshilltarët e tij në bashkinë e Hasit, duke thënë se kane vendosur në koken e tyre per te dekoruar atentatorin e Azem Hajdarit.

Deklaratë e Kryeministrisë pas dekorimit të Gafurr Mazrekut si qytetar nderi i Hasit:

Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar.

Ai bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta.

Share: