Home KRYESORE I jepte lajme bombë në këmbim të seksit, zbulohet lidhja intime e...

I jepte lajme bombë në këmbim të seksit, zbulohet lidhja intime e gazetares

Seks në këmbim të lajmeve bombë. Kështu përshkruhet skandali ku është përfshirë gazetarja e New York Times Ali Watkins. Mediat amerikane kanë zbuluar se ajo ka pasur një marrëdhënie të fshehtë intime me James Ëolfe ish-shefin për sigurinë në Komisionin e Inteligjencës në Senatin Amerikan.

Gazetarja 26-vjeçare është vënë nën hetim nga FBI-ja pasi dyshohet se shfrytëzonte lidhjen intime me ish-zyrtarin e lartë të senatit për të marrë informacione nga mbledhjet që zhvilloheshin me dyer të mbyllura. Mes skupeve të shumta mediatike të saj është edhe publikimi i takimit të jashtëligjshëm që Carter Page, ish-këshilltar fushatës elektorale të Donald Trumpit për politikën e jashtme, ka zhvilluar me zyrtarë ruse në vitin 2016, të cilët kanë qenë nën shënjestrën e sanksioneve amerikane për çështjen e Ukrainës.

Lidhja mes tyre u konfirmua nga zbardhja e bisedave telefonike. FBI arrestoi të enjten ish-zyrtarin Wolfe, i cili akuzohet për nxjerrje të sekreteve hetimore për skandalin “Russiagate” si përgjegjës për dosjet e konfidenciale të kësaj çështjeje.

Marrëdhënia e tij me gazetaren është e identike si historia që trajton seriali House of Cards, të cilën Ëatkins e adhuronte – siç ishte shprehur në disa postime në Teitter në vitin 2013.

Share: