Home KRYESORE Të rinjtë ironizojnë llogaridhënien e kryeministrit para qytetarëve

Të rinjtë ironizojnë llogaridhënien e kryeministrit para qytetarëve

Të rinjtë e opozitës kanë vijuar për të tetën ditë radhazi protestën përpara Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës. Për këta të rinjë Rama, Tahiri dhe Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në Bashkimin Europian.

Simbolika e protestës së sotme, ishte ironizimi i llogaridhënies së kryeministrit Edi Rama me qytetarët, duke e cilësuar si “Llogaridhënie publike e Narkoshtetit. Ata zhvilluan një dialog me fytyrat e kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe krerëve të grupeve të narkotrafikut.

Sipas tyre, Edi Rama e bëri me krimin marrvëshjen dhe natyrisht me ata e ka dhe llogaridhënien, pasi qytetarët i përdor vetëm për vota dhe show.

Debate nga Llogaridhënia e Ramës:

Moisi Habilaj pyet Ramen: Ore kujdes me Tahirin se do flasim dhe per ty!

Edi Rama: Jo o vella se Sajmiri eshte miku im, ministri me i mire qe ka pasur Shqiperia. Ka rritur prodhimin bujqesor me shume se cdo minister bujqesie ne kete vend.

Agron Xhafa: O vella fol me keta Italianet se e kane shtrenguar shume, s’po kalojme dot asgje.

Edi Rama: Pa merak o pasha. Do flas une me miqte tane. Policia eshte ne sherbimin tend. Po qe nevoja e kalojme barin dhe me mjete te policise. Fatmir merr masa se na duhen leke se po afrohen zgjedhjet.

Fatmir Xhafa: Shefo po keta te opozites me jane qepur keq.

Edi Rama: nuk kemi ne njerez per te leshuar ne gojen e opozites. Vazhdo i qete. Cna duhet Europa ne kur s’bejme dot me leke e as nuk blejme vota?

Nje qytetar: z. kryeminister ate shendetesine falas qe premtove?

Vangjush Dako: Pusho ore se ke marre leket per ate voten tende. Dashke dhe shendetesi ti.

Qytetar tjeter: Sa e shitet testin e letersise?

Lindita Nikolla: Cfare jane keto akuza te kesaj opozite qe s’po na le me punu te qete, testin nuk e nxorrem ne, ai doli vete.

Arben Ahmetaj: Shyqyr nuk u kujtuan per inceneratoret e mi. Pare e madhe aty. E hengren dhe ate punen e punesimeve.

Damian Gjiknuri: As per energjine s’thane gje shyqyr. Se u thame do ua ulim dhe jo vetem ua rritem cmimin, por s’ka as drita.

Share: