Home KRYESORE U vra nga e shoqja, përcillet në banesën e fundit Kujtim Donaj....

U vra nga e shoqja, përcillet në banesën e fundit Kujtim Donaj. Flasin familjarët:

Në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë janë hapur dyert e mortit. Djali i tyre u ekzekutua mëngjesin e së dielës nga bashkëshortja Violeta. 42 vjeçari ishte tregtar në tregun e Milotit dhe sapo kishte mbërritur aty, kur gruaja e tij 35 vjeçe shkoi me armë dhe e ekzekutoi me 4 plumba.

Nga të dhënat e deritanishme thonë se mes çiftit ka patur probleme dhe një javë më parë është diskutuar edhe divorci. Familjarët e autores e akuzojnë dhëndrin e vrarë për alkool dhe bixhoz, kurse familjarët e viktimës nuk duan të thonë asgjë rreth asaj çfarë ka ndodhur. ABC News ishte në shtëpinë e tyre, aty ku njerëzit hyjnë e dalin për ngushëllim.

Ajo çfarë familja Donaj kërkon ka të bëjë me personin që i dha pistoletën nuses së tyre. Ata ia kanë kërkuar këtë policisë, por edhe po e kërkojnë vetë privatisht.

Share: