VIDEO/ Policia i sulet gazetarit të Abcnews gjatë protestave në Dibër

    Gjatë përplasjeve të qytetarëve me policinë në Dibër, uniformat blu kanë sulmuar edhe gazetarin e Abcnews, Neki Feta që po filmonte protestën. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga ish kryeministri Sali Berisha, duken filmimet e vetë korrespondentit, që ndërkohë edhe filmon. Gjatë kohës kur polici e sulmon, gazetari i kërkon të largohet, sepse është gazetar.

    “Shikoni trajtimin shtazarak të gazetarit në detyrë të ABC, Neki Feta nga narkobanditi me uniformë, Gani Rada dje në Peshkopi! Shikoni videon dhe lexoni mesazhin që dërgon dibrani dixhital“, shkruan Berisha./Lapsi.al

    Share: