Home KRYESORE Berisha nxjerr prapaskenat e mosarrestimit të Balilit:Rama-Xhafa ne banken e akuzes! Gazi...

Berisha nxjerr prapaskenat e mosarrestimit të Balilit:Rama-Xhafa ne banken e akuzes! Gazi i dheut!

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi të gjatë në Facebook, ka komentuar prapaskenat e ndodhura dje në eventin e organizuar nga Ministria e Brendshme. Sipas Berishës, kryeministri Rama ishte dje në bankën e akuzës, ndërsa përpiqej të justifikonte mosarrestimin e Balilit duke u zhytur më tepër brenda.

Statusi i plotë

Rama-Xhafa ne banken e akuzes! Gazi i dheut!

Miq, u mbajt ne ish Sheraton nje takim i zgjeruar i organizuar nga dyshja e krimit Rama – Xhafa per sukseset imagjinare te Task Forces kunder krimit! Konkluzionet e takimit ishin:

– Ne nje vit jete te task forces suksesi i saj me i madh eshte se ajo i ka rruar bishtin krimit. Keshtu, ky ka qene viti i suksesit me te madh te forces se krimit dhe jo vetem qe nuk jane ndeshkuar asnjeri nga 40 grupet kriminale te deklaruara nga Xhafa por sot numerohen mbi 52 prej tyre.

– Ambasadoret e ftuar ne takim folen haptas dhe denoncuan publikisht deshtimet ne goditjen e peshqve te medhenj duke aluduar haptas per lidhjet e tyre me qeveritaret.

Keshtu, me deklaratat e tyre, ne banken e akuzes u vendosen direkt Rama dhe Xhafa, te cilet shume te çorientuar u detyruan te bejne avokatin e vetes tyre.

Rama, per te larguar çdo pergjegjesi personale per mosarrestimin e Klement Balilit per shkak te dosjes qe ai ka per vet Ramen, u be dje gazi i dheut. Ai u mbrojt duke thene se Balilin vertet nuk e kapem keto pese vite por nuk duhet harruar se dikush e emeroi ate drejtor transporti, e kishte fjalen per LSI. Ne fakt me kete argument Rama vetem fundosi veten sepse te gjithe e dine se pese vite me pare vet Rama i kishte dhene urdher Tahirit, superministrit te tij te mos e preke njeri Eskobarin, madje asokohe me Fugen e tij, edhe pas leshimit nga Greqia te mandat arrestit nderkombetar, i rregullonte intervista ne media ku Balili me tekste te pregatitura mbrohej duke sulmuar Sali Berishen.

Pas largimit te Tahirit, i cili i bashkrendoi trafiqet e Balilit me Habilajt, Xhafa lidhi Geronin me Balilin dhe ky i fundit tashme shetiste lirshem nga Tirana ne Delvine dhe shkonte e rrinte nga nje jave si pentito ne Greqi ku dhe ka depozituar dosjen e Rames me regjistrimet perkatese.

Kurse Xhafa, pasi oratoret e huaj njeri pas tjetri aluduan se shkaku i deshtimit spektakolar te Task Forces ishin lidhjet e tij direkte me krimin, zgjodhi te mbrohej duke akuzuar dhe fajesuar opoziten si per nderrimin e emrit te Agronit ne Geron ashtu dhe per “vetevrasjen” e shoferit te tij me 7 plumba dhe me armen e kapterit te vete Xhafes, çka ka bere qe te gajasen me te edhe mushkat e gardes dhe ta tregojne me gisht si porosites te “vetevrasjes” me 7 te shtena, madje jo vetem mbare garda por edhe Tirana, Shqiperia dhe bota! sb

Share: