Home KRYESORE Dorezohen dy kushërinjtë që grabisnin karburantet, ja çfarë thanë para Gjykatës

Dorezohen dy kushërinjtë që grabisnin karburantet, ja çfarë thanë para Gjykatës

Anna Malaj. 31 vjeç nënë e dy fëmijëve dhe kushëriri i saj Emiljano Grembi, 22 vjeç të ndaluar për grabitjen e 3 karburanteve në zonën e Mallakastrës, janë paraqitur mëngjesin e sotëm përballë Gjykatës së Fierit për të mësuar masën e vlerësimit me burg. Edhe pse më herët dy kushërinjtë e kishin mohuar përfshirjen e tyre në grabitjen me armë të karburanteve, përpara gjykatësit ata janë shprehur të penduar duke pranuar fajin dhe kërkuar masë lehtësuese

“Jemi penduar për çdo gjë që kemi bërë!”, – mësohet të kenë thënë të dy kushërinjtë para togave të zeza, duke pranuar kështu akuzat.

Gjithsesi Gjykata e Fierit i ka lënë në burg dy kushërinjtë të cilët do të gjykohen në vazhdim për grabitje me armë në bashkëpunim./Opinion.al

Share: