Show Room i V2 aktive që prej 1 qershorit direkt pas qendrës tregtare QTU, ose sic njihet ndryshe si dega e industrisë së madhe të teknologjisë Piemontese do te mbetet e disponueshme për të ilustruar, propozuar dhe tregtuar zgjidhjet më të mira për automatizimin e shtëpive dhe bizneseve ne Shqipëri.
“Risitë më të mëdha janë ato që i japin vlerë gjesteve të vogla”
V2 hapur edhe për pushime. tendat dhe dritaret e diellit, portat rrëshqitëse dhe portat automatike, motorët me energji të rinovueshme dhe sigurisht kontrolle në distancë – punime autentike të projektimit dhe teknologjisë – mundësi për të menaxhuar shtëpinë dhe kompaninë tuaj me një sistem të thjeshtë pas një click-u. Ky klik mund të jetë me lëvizje te gishtit në butonin e duhur por edhe automatikisht sipas programimit nga forcat e natyrës – dielli dhe era – për të lëvizur keshtu perdet dhe kapakët e dritareve, apo portave tuaja.
V2, në fillim të qershorit, hapi degën e saj në Tiranë, pikërisht pranë qendrës tregtare QTU, e cila – siç tha në ditën e hapjes nga Presidenti dhe Themeluesi i saj Antonio Livio Costamagna – dëshiron të jetë “Boutique Domotica”, që punon për Shqipërinë në këtë fazë të parë dhe me vone për të gjithë tregun e Ballkanit Perëndimor. Logjika e tregut të gjerë të zonave te caktuara që fillon ne konceptin e një ure për të arritur në vendet fqinje: Filozofi e ndjekur nga V2 për çdo degë të hapur jashtë Italisë dhe qe në Shqipëri është flamuri i dhjetë i V2 si zyra perfaqesimi vendosur në tregjet ndërkombëtare.
Dyqani i V2 ne Tirane është një hapësirë kompakte dhe e plotë, e cila ofron rezultatet më të mira të prodhimeve të kryera në selinë qendrore te V2 Italia ne Racconigit, një qytet në jug të Piemontes disa kilometra larg aeroportit Levaldigi që lidh krahinën e rajonin e Cuneos me Shqipërinë.
Ka dy fusha kryesore të produkteve të V2: automatizimi në shtëpi dhe automatizimi i kompanisë. Prandaj, duket se tashme ofrohen zgjidhjet për menaxhimin elektronike dhe inteligjent të hapësirave të banimit – nga apartamentet në vila – dhe hapësira profesionale – nga dyqanet në fabrika e zyra – me qëllim baze që ato të bëhen të sigurta, të sigurta dhe të arritshme ne distance me telekomanda. Po ashtu edhe zgjidhje për sigurinë dhe për aksesin e parkingjeve dhe infrastrukturave si rrugët publike dhe private.
Vetëm shkoni atje dhe shfletoni listën e pajisjeve te ekspozuara, për të kuptuar se lëvizja e një kanate, një perde ose një portë është produkt i një pune përmes së cilës çdo marsh merr formë, nga një mikroçip specifik, qelizë fotovoltaike, në një sintezë perfekte me atë njerëzore qe koordinon trupin e njeriut, duke lidhur inteligjencën dhe veprimet mekanike.
“Sepse risitë më të mëdha janë ato që i japin vlerë gjerave të vogla, gjera nga të cilat varet komodshmeria dhe siguria e mjediseve në të cilat jetojmë dhe punojmë”, thotë Livio Costamagna.
V2 ne Shqipëri, gjithashtu edhe në këtë muajin e nxehte te gushtit, me shefin e degës se saj ne Tirane, z. Albert Jaku do mbetet në dispozicion për të gjithë ata që duan të njohin dhe vizitojnë zgjidhjet e krijuara për të lehtësuar dhe për të vënë në dorë menaxhimin dhe kontrollin e një shtëpie ose një kompanie.
Sepse këto janë zgjidhje që i japin jetës dhe shpirtit individual ne gjithçka që është projektuar dhe ndërtuar nga V2, e cila bëhet një “V dyfishtë” për teknologjinë Made in Italy dhe në Shqipërinë pro-italiane.