Pas zjarrit masiv që mori dhjetëra jetë ne perfieri te Athines ne Greqi, tashme ky vend këtë herë po përballet më një katastrofë tjetër.
Pas zjarrit, radhën e ka përmbytja e cila ka shkaktuar shumë dëme në disa zona të Athinës.
Mediat greke bëjnë me dije se vetëm gjatë orëve të fundit, reparti zjarrfikës ka marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë në zonën e Atikës, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat sollën shumë përmbytje.
Përmbytjet kanë bllokuar shumë rrugë, duke u shoqëruar me trafik të dendur, ndërsa ka gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, por edhe në rrjetin e metrosë.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Greqi kishte parashikuar situatën, me shirat që kanë nisur rreth mesditës dhe nuk janë ndalur për të paktën dy orë.