Home KRYESORE I nxehti vdekjeprurës në Kanada, numri i viktimave shkon në 33

I nxehti vdekjeprurës në Kanada, numri i viktimave shkon në 33

Vala e nxehtë që ka mbërthyer pjesën jugore të provincës kanadeze Quebec, raportohet se ka shkaktuar vdekjen e 33 personave.

Moti i nxehtë ka nisur që të premten e kaluar, me temperatura që kanë shkuar deri në 35 gradë celsius.

Numri i viktimave është rritur çdo ditë; 17 vdekje janë raportuar deri të mërkurën, ndërsa 33 këtë të enjte, nga ku 12 të vdekur janë regjistruar në Montreal.

Sipas hetimeve paraprake, viktimat e regjistruara nuk kanë pasur ajër të kondicionuar.

Zyrtarët i kërkojnë njerëzve të pinë ujë me shumicë dhe të qëndrojnë në hije.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi”, tha kryebashkiakja e Montrealit, Valerie Plante.

Qyteti ka ndërmarrë si masa paraprake për njerëzit hapjen e pishinave dhe të hapësirave me ajër të kondicionuar.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë deklaruar se kjo valë e nxehtë mund të jetë veçanërisht vdekjeprurëse për të miturit dhe të moshuarit.

Vala në fjalë është më e rënda që provinca ka përjetuar në dekada, por meteorologët thonë se temperaturat do të bien të premten, në rreth 24 gradë celsius.

s.a/dita

Share: