Largimi i Mesut Ozil nga kombëtarja gjermane dhe deklarata e tij për sjellje raciste brenda federatës, vijon të zgjerojë kufijtë. Tashmë çështja ka kaluar në terrenet politike, teksa ka reaguar edhe qeveria turke, e cila shprehet se vendimi i Ozil ka qenë i drejtë.
“Në Europë ekziston një krizë, që ka arritur në një pikë në të cilën hyhet në konflikt me vlera universale. Kjo na bën të mos ndihemi rehat. Fatkeqësisht, shohim se liritë dhe të drejtat humane në Europë janë zbehur dhe se ka një theksim të racizmit dhe të diskriminimit. Vendimi i Ozil na duket i drejtë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë turke./Opinion.al