Opozita ka vendosur të bojkotojë seancën e sotme plenare pasi pretendon parregullsi në votimin e së enjtes së kaluar. Edmond Spaho dhe Petrit Vasili ishin të pranishëm në seancë vetëm për ti bërë të ditur Ruçit se duhet anuluar votimi për shembjen e Teatrin.
Sakaq, kreu i parlamentit, tha se vetëm sot është njohur me këtë kërkesë dhe se do ta marrë në shqyrtim duke mbledhur një grup verifikimi.
Pas Spahos dhe Vasilit, foli kreu i grupit të PS, Taulant Balla i cili tha se PS nuk ka gisht në këtë manipulim. Sipas tij, Robert Bitri, i shpallur së fundmi deputet i pavarur mund të ketë votuar me kartën e Tavos, dhe për këtë ai e drejtori gishtin nga LSI-ja.