Home KRYESORE Lubonja i bashkohet protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar: Kjo është një…

Lubonja i bashkohet protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar: Kjo është një…

Protestës së artistëve që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, iu bashkua sot pasdite edhe analisti Fatos Lubonja. Gjatë fjalës së tij ai tha se godina e atij teatri është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me cdo kusht.

“Një teatër mund të quhet vend i shenjtë si kisha apo xhamia. Në kuptimin si shtëpi a artit dhe thelbin e thotë Gëtja kur flet për të shenjtën: Diçka që bashkon shumë shpirtra. Ne kemi nevojë për tu bashkuar. S’mund të ndërtosh një gjë të shenjtë kur ke gjysmën e shqiptarëve kundër dhe do të prishësh një gjë. S’mundesh”! Kur bën analizën e asaj që pse ndodh kjo që prishin, kemi pasur problem që vendimet janë marrë nga lart-poshtë, që është vendosur edhe e kanë bërë. Ky është një moment i rëndësishëm nëse duam të mbrojmë diçka të shenjtë që është bërë nga historia. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kur u prish teatri në Pragë, gratë atje dhanë bizhutë për ta ndërtuar. Kjo ka një kuptim tjetër që bëhet një gjë e jona”, tha Lubonja.

Në vijim të fjalës së tij, Lubonja e cilësoi absurd dhe banal argumentin që jep qeveria për të shembur Teatrin Kombëtar, si nje godinë e vjetër, teksa solli shembullin e pemës Luna.
“Ç‘duhet bërë përtej fjalës, argumenteve, cila rezistencë do ishte? Kësaj pyetje të shtruar vetë nga ai, i dha përgjigje kështu: “Më vjen ndërmend një rast që rastësisht e kam parë. Një ambjentaliste amerikanë që quhej Xhuli Baterflaj Hill, ka bërë një gjë që më ka lënë pa mend. Një kompani amerikanë donte të prishte një pyll ku kishte pemë mijëravjeçare. Ajo hipi në një pemë dhe jetoi aty dy vjet, 2 vjet nuk zbriti. Asaj peme i vunë emrin Luna dhe shpëtoi. Ishte 25 vjeç atëherë. Në një intervistë i thanë ‘kush ta dha forcën’. Ajo tha: dashuria për pemën. Ky problem është problem i madh, që ta duam (Teatrin) se kemi kujtimet, kemi fëmijërinë. Këtu ka historia të shëmtuara që duhet ti njohim por edhe të bukura. Kjo është jeta jonë dhe nëse s’duam jetën tonë ç’kuptim ka”?! “Qyteti është shkatërruar, por gjërat e bukura s’mund ti prishin, nëse do të ndërtosh s’mund të prishësh. Këtu prishet pika e referimit, është një masakër, një shëmti e paparë”, përfundoi./Lapsi.al

Share: