Home KRYESORE Maqedonasit vendosin për emrin e ri, referendum më 30 shtator

Maqedonasit vendosin për emrin e ri, referendum më 30 shtator

Parlamenti i Maqedonisë ka vendosur që referendumi për ndryshimin e emrit të vendit të zhvillohet më 30 shtator.

Referendumi është miratuar me nismën e 68 deputetëve të shumicës.

Pyetja që do i drejtohet qytetarëve është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”

VMRO-DPMNE-ja e opozitës ka reaguar ndaj kësaj pyetjeje, duke thënë se formulimi i saj është i dykuptimtë dhe manipulativ.

Opozita kërkon një pyetje me kuptim të qartë, ndonëse nuk ishte e pranishme në parlament për të diskutuar amendamentet që kishte paraqitur vetë.

Shumica parlamentare thotë se me një referendum të suksesshëm vendit do t’i hapen dyert e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa populli maqedonas do të ruajë identitetin dhe gjuhën maqedonase.

s.a/dita

Share: