Home KRYESORE Mediet sociale/ Rrezik për demokracinë, ja ç’paralajmëroi Britania e Madhe!

Mediet sociale/ Rrezik për demokracinë, ja ç’paralajmëroi Britania e Madhe!

Mbretëria e Bashkuar po përballet me një ‘krizë demokratike’, kjo për shkak të përhapjes së ‘pikëpamjeve të dëmshme’, dhe manipulimit të të dhënave personale. Ndërkohë mësohet se, Komiteti thirri përsëri për dëshmi, shefin e Facebook, Marc Zuckerberg.

Komiteti Digital, Culture, Media dhe Sport (DCMS) po heton dezinformata dhe lajmet e rreme pas skandalit të të dhënave të kompanisë Cambridge Analytica. Në raportin e tij të parë, ai do të sugjerojë që kompanitë e medieve sociale të përballen me rregulla dhe siguri të rreptë.

Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për Facebook, por për të gjitha mediet, si Twitter, Instagram, YouTube etj. Këto medie do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë sigurie, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shpërndarjen e informacionit të saktë/dritare.net/

Share: