Home KRYESORE Mikpritja himarjote e zonjës Eftiqi Neranxi dhe kryeministri Rama!

Mikpritja himarjote e zonjës Eftiqi Neranxi dhe kryeministri Rama!

Himarën e kisha dëgjuar vazhdimisht për betejat e saja elektorale ku përplasen vazhdimisht politikane lokale dhe te kryeqytetit ne emër te nacionalizmave te stisura dhe, gjithmonë besoja se e bënin thjesht për te marre me shume vota!

Ne fakt, sot pasi kam kaluar një jave pushimesh ne Himarë, ( ne këtë Perle te Jugut shqiptar) dhe pasi kam komunikuar me shume himarjote shqiptare dhe me origjine greke, kuptova se interesat elektorale janë shume te lidhura me interesa financiare dhe pronësie terrenesh te mrekullueshëm turistike!

Atje qe tani kishin filluar te diskutoheshin kandidaturat e ardhshme për kryetar Bashkie dhe duket se jo rastësisht, pervec ministrave te ndryshëm qe janë aty shpesh për vizita politike dhe private, kryeministri Edi Rama e mbylli turrin e tij mbare kombëtar te “llogaridhënies” pikërisht ne Himarë ku çuditërisht, fjala ju dha te gjithë te pranishmeve qe nuk e kërkuan atë, veç një zonje 80 vjeçare jo, edhe pse ajo e kërkonte me zë te larte!

Duke mos folur për opinionet e Himarjoteve te cilët mendonin se ne atë takim te kryeministrit edi Rama pjesëmarrësit ishin te zgjedhur nga zonat përreth dhe te ardhur e jo autoktone nga Himara, dua te them se zonja e cila nuk e mori dot fjalën ishte Eftiqi Neranxi, nëna e biznesmenit te suksesshëm dhe ish politikanit Nikollaq Neranxi, te cilën shefi i policisë se qytetit, vetëm një jave përpara se aty te vinte kryeministri, duke i ndaluar një aktivitet biznesi te ligjshëm, e kish shtyre dhe tërhequr me “force burri” dhe jo oficeri policie, i cili nuk ka asnjë te drejte te përdore dhune ndaj çdo qytetari dhe jo me një gruaje 80 vjeçare si zonja Mana, (Mana ne greqisht do te thotë Mama) dhe siç e thërrasin familjaret dhe vete Himarjotet znj. Eftiqi Neranxi.

Personalisht Manën kam patur mundësinë ta njoh nga një foto e publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha gjate përplasjes se himarjoteve me forcat e policisë ndërsa mbronin shtëpitë dhe pronat e tyre nga projekte abuzive te qeverise dhe, e kam pare rastësisht ne rrugët e Tirane ku e njoha ne distance dhe kam ndaluar makinën për ti shfaqur respektin tim personal.

Se fundi, e njoha ne Himarë ku ka lindur e plakur me pune, djerse e sakrifica se bashku me familjen e saj me tradita shekullore atje. Por, ne Himarë, munda ti njoh edhe mikpritjen e jashtëzakonshme te cilën ne te tilla dimensione ne ditët e sotme besoj e konservojnë vetëm nënat tona!

Ne fakt, u desh vetëm një telefonate e te birit i cili e njoftoi se atje për një jave do isha unë, një mik i tij, për pushime dhe ajo, si himarjote tradicionale kish menduar te gjitha hapësirat e mundshme si te na i bënte ditët e pushimeve me te kënaqshme dhe me te bukura.

Na priti kur arritëm, na shoqëronte mbrëmjeve dhe dëshironte te na priste si miq edhe ne shtëpinë e saj ku edhe gatuante gjera speciale për ne dhe, na përcolli ne ditën e fundit me buzëqeshje dhe urimin: Mire-ardhshi përsëri.

I tregova te gjitha këto për ti bere me dije lexuesit se, cilës zonje nuk pranoi ti jepte fjalën kryeministri Rama qe realizoi për muaj te tere bashkëbisedim edhe live ne ERTV me te gjithë Shqipërinë, veç me të jo!

Kryeministri ynë është po nga ajo zone e jugut dhe mësova se kur kish qene fëmije, here pas here ndalonte tek shtëpia e Neranxajve dhe ka ngrëne dhe buke aty me bashkëshortin e Manes.

Ne shqiptaret kur duam te tregojmë familjaritetin dhe konfidencialitetin me te tjerët themi “kam ngrëne buke ne atë shtëpi”, por duket se kryeministrit pushteti dhe oreksi për pushtetin, i ka humbur kujtesën ndaj miqësive dhe mikpritjes!

Une personalisht e provova mikpritjen e zonjës Mana dhe pashe respektin e himarjoteve për të dhe besoj qe nuk ka pushtet qe ta munde znj. Mana në luftën e saj ne mbrojtje te dinjitetit, te familjes dhe te pronave te saj!

Përsa munda ti njoh himarjotet janë te gjithë te tille dhe çdo pushtet duhet te bej llogarite mire me ta, sepse edhe duke tentuar për ti percare si greke e shqiptare nuk do ja dale! Ata janë te gjithë himarjote dhe pronat dhe dinjitetin nuk ta falin!

Shembulli me i mire i tyre është zonja Mana (Eftiqi Neranxi) e cila fliste me krenari për miqësitë e burrit te saj Mihal Neranxi me çamet qe ne kohen e komunizmit.

Share: