Home KRYESORE Opozita kërkon anulimin e ligjit për teatrin: Votuan deputetë që nuk ishin...

Opozita kërkon anulimin e ligjit për teatrin: Votuan deputetë që nuk ishin në sallë!

Opozita i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë përmes të cilës i kërkon anulimin e votimit të ligjit për Teatrit Kombëtar. Dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili kërkojnë nga kryertari i Kuvendit Gramoz Ruçi të shpallë votimin të pavlefshëm, pasi sipas tyre të votimin e djeshëm kanë shënuar deputetë që nuk kanë qenë prezent.

“Votimi për Teatrin është antikushtetues dhe nul. Vjedhje votash edhe në Kuvend, siç po vidhet prona e teatrit” thotë opozita në kërkesën e saj./Lapsi.al

Share: