Home KRYESORE Përgjaket gazetari që hetonte vrasjen e bujshme: Mua mund të më vrisni,...

Përgjaket gazetari që hetonte vrasjen e bujshme: Mua mund të më vrisni, por jo të vërtetën

Pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bela Crkva në Serbi, kanë arrestuar 39 vjeçarin S.Z. nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht gazetarin serb Stefan Cvetkoviq, mbrëmjen e së hënës.

Gazetari Stefan Cvetkoviq, i cili u zhduk dhe u gjet muajin e kaluar është rrahur mbrëmë në një kafene në qendër të Bela Cërkvës.

Ai ishte goditur me një shufër metalike nga i dyshuari, i cili tashmë ishte dënuar para autoriteteve hetuese për kërcënimin ndaj Cvetkoviq.

foto-1

Gazetari serb Stefan Cvetkoviqi, po heton vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Në njërin nga postimit e tij në “Facebook”, ai ka thënë se gjendet i sigurt jashtë Serbisë, pa e bërë të ditur se si ka ikur, ndërsa ka publikuar fotot me plagë.

Cvetkoviçi ka thënë ndër të tjera se “e madhe është forca me të cilën po përballem, por se e shenjte është shenjtëria me të cilën mbrohem. Mua mund të më vrisni, por jo edhe të vërtetën”.


360grade.al

Share: