Home KRYESORE Po hetohet skandali i këngës fituese të Eurovizion; fitorja do i kaloj...

Po hetohet skandali i këngës fituese të Eurovizion; fitorja do i kaloj shqiptares?

Tekstshkruesit e këngës fituese të Eurovisionit “Toy”, të interpretuar nga Netta janë kërcënuar për plagjiaturë. Nëse vërtetohet dicka e tillë, triumfi mund t’i kalojë shqiptares që përfaqësoi Qipron, Eleni Foureira.

Kompania amerikane ‘Universal Music Studios’ ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan The White Stripes, Seven Nation Army.

Kritikët e muzikës kanë vënë re ngjashmëritë mes muzikës së dy këngëve. Avokatët e Universal kanë thënë se ka ngjashmëri në ritëm dhe në harmoni.

Publicisti i Nettës tha se këngëtarja që fitoi Eurovisionin këtë vit nuk dëshironte të komentonte këtë incident. Nëse në gjyq fiton kompania Universal, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin Eurovision vitin e ardhshëm./Opinion.al

Share: