Home KRYESORE Prindërit e denoncuar si të rrëmbyer, flet 17-vjeçarja nga Gjirokastra: Babai më...

Prindërit e denoncuar si të rrëmbyer, flet 17-vjeçarja nga Gjirokastra: Babai më martoi me zor

Ndonëse prindërit e denoncuan si të rrëmbyer nga burri i hallës, 17-vjeçarja nga Gjirokastra thotë se ka ikur me djalin që donte. Pavarësisht nuk di mirë gjuhën shqipe pasi flet vetëm gjuhën e komunitetit rom, vajza thotë se ka ikur me dëshirë tek Edi, burri i saj.

Ndërkohë që policia nuk shkoi në Levan, për të miturën 17-vjeçarja para kamerës mohon të jetë rrëmbyer. Ajo shprehet se po qëndron në Levan me dëshirën e saj.

Jo nuk më kanë rrëmbyer. Mora Edin, erdha tek burri. Prindërit më kanë kërkuar. Por s’doja të kthehesha se mora burrin. Do qëndrojë tek burri. Dua të rri me Edin. Babai më martoi me zor me një burrë tjetër, më çoi në Sarandë, ai më hoqi fëmijën. S’dua të flas me babanë as nuk dua të iki”, tha vajza.

Po kështu të afërmit e djalit thonë se vajza ishte martuar me zor nga prindërit, që madje i kishin hequr dhe fëmijën 4 muajsh.

Një ditë më parë, Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë e Fierit kanë bërë të mundur arrestimin Shpëtim Muharremi, 40 vjeç, banues në Levan, Fier. Ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 7 dhjetor 2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta. I arrestuari akuzohet për ‘rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’. Dosja i ka kaluar në ngarkim të Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme./Lapsi.al

Share: