Home KRYESORE Ruçi: Do verifikojmë ankesën e opozitës për parregullsi në votimin e ligjit...

Ruçi: Do verifikojmë ankesën e opozitës për parregullsi në votimin e ligjit për Teatrin

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare ku pritet që të miratohen disa ligje të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar, ndërsa PD dhe LSI kane bojkotuar punimet. Të pranishëm janë vetëm krerët e grupit parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Ata kanë kërkuar që të kthehet ligji për shembjen e Tetarit, pasi sipas tyre rezultati i votimit të së enjtes është manipuluar.

Ndërkohë Ruçi është shprehur se edhe pse kërkesa e opozitës është dërguar dy ditë më parë, ai e ka marrë sot. “Ju vërtetë e keni dërguar kërkesën për rivotim, por në të vërtetë unë e kam marrë vetëm sot. Kjo sepse ju e keni bërë dorëzimin e kërkesën në fund të orarit zyrtarë, dhe ka qenë e shtunë e diel, kështu që sot e kam lexuar. Kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim”, u shpreh ai.

“Është një kërkesë e cila qartëson në sallën e Kuvendit se çdo standard ka rënë. Dy javë më parë iu hoq mundësia opozitës të fliste. Është depozituar kërkesa dy ditë më parë. Ka qenë koha e duhur për të bërë investigim. Është një standard shumë i ulët. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të hapej seanca. Kjo situatë të sqarohet”, tha Vasili.

“Ditën e enjte është kryer votimi për Teatrin, por më shumë se kaq ishte vetë procesi i votimit, i cili ka pasur defekte. Një deputet i opozitës, pa qenë në sallë rezulton të ketë votuar pro. Ne jemi privuar nga e drejta për të folur nëpërmjet vullnetit të shumicës. Kërkesa jonë është bërë para dy ditësh sepse kjo çështje është urgjente. Kuvendi duhet të bënte verifikimin e votimit. Ne nuk marrim pjesë për shkak se gjendje të tilla në Kuvend po bëhen të zakonshme”, u shpreh Spaho.

Share: